Ndotja në Çermë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Banorëve u rrezikohet shëndeti nga djegia e plehrave
25 Qershor 2020, 16:02Nga DOSJA
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar sot për ndotjen e mjedisit që është bërë në disa qytete ne vend. Në një reagim KSHH shkruan se autoritetet publike kanë detyrimin pozitiv të kujdesen për këtë qëllim dhe në përputhje me ligjin të marrin masa ndëshkuese ndaj personave juridikë apo fizikë që i shkelin legjislacionin në fuqi.
“Gati 3 ton mbetje përfundojnë çdo ditë në përrenjtë malorë që përshkojnë qytetin e Gjirokastrës, ndërkohë që koshat përbri rrugëve, afër të cilëve kalojnë këta përrenj, përdoren shumë pak”, thuhet në reagim. Më tej thuhet se ka më shumë se 10 ditë që banorëve të Çermës në Bashkinë e Divjakës u rrezikohet shëndeti nga djegia e plehrave pranë lumit Shkumbin.
NJOFTIMI I PLOTË
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) edhe më parë ka reaguar publikisht për ndotjen e mjedisit dhe mosveprimin e institucioneve përgjegjëse shtetërore. Mbrojtja e mjedisit dhe garantimi i një mjedisi të pastër është jetësore për shëndetin e njerëzve. Autoritetet publike kanë detyrimin pozitiv të kujdesen për këtë qëllim dhe në përputhje me ligjin të marrin masa ndëshkuese ndaj personave juridikë apo fizikë që i shkelin legjislacionin në fuqi. Nisur nga zhvillimet e fundit në media, KShH vëren disa raste të publikimit të informacioneve të shoqëruara me pamje filmike, të gjendjes shqetësuese të ndotjes në disa zona të vendit. Në këtë drejtim, zëri i njerëzve që shprehet edhe nëpërmjet protestave nuk dëgjohet. Kështu p.sh.: ka më tepër se 10 ditë që banorëve të Çermës në Bashkinë e Divjakës u rrezikohet shëndeti (në mënyrë të veçantë i fëmijëve të tyre) nga djegia e plehrave pranë lumit Shkumbin. Menaxhimi i mbetjeve në Rrogozhinë vazhdon të jetë problem. Me pasoja tepër të dëmshme është edhe gjendja e plehrave në Kavajë, sidomos për faktin se bashkë me to, digjen mbetjet spitalore, kur dihet se për trajtimin e tyre ka dispozita të veçanta. Gati 3 ton mbetje përfundojnë çdo ditë në përrenjtë malorë që përshkojnë qytetin e Gjirokastrës, ndërkohë që koshat përbri rrugëve, afër të cilëve kalojnë këta përrenj, përdoren shumë pak.
Sidomos gjatë muajve të karantinës, për shkak të pandemisë, situata paraqitet e rënduar. KShH vëren se përkundrejt nevojës për të forcuar kontrollin dhe sanksionimin e ndotësve, në fakt kjo rezulton të jetë dobësuar nga organet ligjzbatuese si Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), Policia e Shtetit, etj. Edhe pse organet përkatëse të qeverisjes vendore shpesh herë janë në dijeni, ato në mjaft raste kufizohen me dhënien e premtimeve apo kalimin e përgjegjësisë tek organet kompetente. Është kjo arsyeja që KShH ju sugjeron Institucioneve në nivel qendror dhe në mënyrë të veçantë Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që të urdhërojnë dhe kontrollojnë zbatimin rigoroz të ligjit, të bashkëpunojnë në mënyrë efektive duke i dhënë rëndësi parësore verifikimit të ankesave të qytetarëve dhe të dhënave të sinjalizuara në media.
KShH thekson se shteti ka detyrimin pozitiv të reagojë në mënyrë proaktive në të gjitha ato raste kur ndërmarrjet apo kompanitë e ngarkuara me menaxhimin e plehrave dhe në përgjithësi me ruajtjen e pastër të mjedisit nuk zbatojnë detyrat e tyre, gjë që shoqërohet me pasoja të dëmshme në shëndetin dhe jetën e njerëzve. Sipas KShH-së, në këtë drejtim kërkohet më tepër transparencë dhe llogaridhënie. Premtimet boshe apo ushtrimi i veprimtarisë në mënyrë të fragmentarizuar dhe me fushata afatshkurtra, nxisin ankesat e përsëritura dhe nuk sjellin përmirësim real të gjendjes.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI- Aristotel Dhëmbi, babai i 12- vjeçarit shqiptar, i cili u dhënuar barbarisht më mbrëmjen e 23 qershorit nga babai i shjokut të klasës ka folur dit...
GREQI- Shqiptarët në Greqi janë alaramuar pas dhunimit të 12 vjeçarit nga babai i shokut të klasës ku kanë njoftuar se ditën e nesërme do të protestojnë...
TIRANË– Dritan Metani, avokati i mjekut Besim Lama, I cili u la në burg sot pasi akuzohet se bashkë me kolegun e tij Viktor Marku kanë pranuar të operojnë ...
TIRANË- Anëtarja e Gjykatës Administrative, Enerjeta Shehaj akuzohet se shfrytëzoi postin për të shpëtuar bashkëshortin prokuror nga ndjekja penale. Për t’...
Seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti mori një kthesë të papritur të enjten, pasi kryesuesi i tr...
Aktualitet25 Qershor 2020, 12:53
TIRANË– Dy mjekët që punojnë në klinikën “Amavita” dhe kuruan të arrestuarin për vrasjen e dyfishtë në Laç, dalën sot para gjykatës. Viktor Marku dh...
SKRAPAR– Ditën e sotme Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Skrapar, ku vlerësoi me Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit” këngëtarin e s...
BELSH- Policia në Belsh ka proceduar pronarin e një lokali, 42-vjeçarin me iniciale K.Q. Gjatë kontrollit policia ka zbuluar se në lokalin e tij vendose...