Aktualitet

Qytetarët e Kukësit nuk respektojnë masat kundër COVID-19, shumisa janë infektuar në ceremoni mortore

25 Qershor 2020, 16:11 Nga DOSJA
Qytetarët e Kukësit nuk respektojnë masat kundër COVID-19,

KUKËS- Qyteti i Kukësit është një ndër më të prekurit nga COVID, ku aktualisht janë 11 persona aktivë. Sipas informacioneve mësohet se qytetarët në këtë qytet nuk janë respektuar masat anti COVID.

Bëhet me dije se nga 11 të infektuar aktivë, më shumë se gjysma e tyre e kanë marrë virusin në një ceremoni mortore. Institucionet lokale të shëndetit është fakti që gati gjysma e të infektuarve e kanë marrë virusin në një ceremoni mortore ku janë shpërfillur masat.

Në një ceremoni vdekje ku kanë marrë pjesë shumë persona, na kanë rezultuar 6 persona pozitivë. Në këto ceremoni dasmash dhe vdekjesh duhet të kemi shumë kujdes, se po bëhen shkak të koronavirusit”, thotë Fadil Morina, drejtor i NJVSH Kukës.

Nga ana tjetër sot janë konfirmuar dhe 78 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e zgjerimit të hartës të së prekurve në vend. Numrin më të lartë të të infektuarve e mban Shkodra, ndërsa më pas renditet Kruja dhe Tirana. Deri më tani 76 pacientë janë shtruar tek Infektivi, ndërsa 2 janë intubuar

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne kukes koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 covid ne kukes koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2020, 12:53

TIRANË– Dy mjekët që punojnë në klinikën “Amavita” dhe kuruan të arrestuarin për vrasjen e dyfishtë në Laç, dalën sot para gjykatës. Viktor Marku dh...