Art&Argëtim

Prej 8 vitesh shoqe, Adrola dhe Kristina vendosin të bëjnë tatuazh të përbashkët/ Ndjekësit nuk besojnë në shoqërinë

25 Qershor 2020, 18:31 Nga DOSJA
Prej 8 vitesh shoqe, Adrola dhe Kristina vendosin të bëjnë

TIRANE– Dy modelet e njohura, Adrola Dushi dhe Kristina Baki janë shoqe të ngushta prej 8 vitesh dhe për të festuar këtë miqësi kanë vendosur të bëjnë diçka speciale.
Siç shihet në foto vajzat, kanë zgjedhur të shënojnë vitin (2012) në mënyrën më minimaliste të mundshme në krah.

“Nga ku filloi gjithçka”, ka shkruar Adrola krah postimit ku shihet e qeshur me Kristinën.

 

 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi) on

Mirëpo ka dhe nga ata persona që nuk besojnë në miqësi të tillë, e shprehen që vajzat do e fshijnë tatuazhin pas disa kohësh.

Sbesoj fare ne shoqerine midis dy femrave ama fareeee….do zihen dhe do e fshij e‘ -shkruan një person në foton e modeles.

Vajzat shihen kudo së bashku, që nga sfilatat e modës e deri tek momentet e ndryshme të ditës. Miqësia e tyre shumëvjeçare me njëra-tjetrën ka nisur në daljet e tyre të para përballë publikut në fushën e modelingut.

Adrola dhe pse është zhvendosur në Amerikë ruan raportin e veçantë me Kristinën- raport që ka vendosur ta ketë të gdhendur në trup.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz adrola dushi kristina baki modele tatuazh adrola dushi kristina baki modele tatuazh

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Qershor 2020, 08:48

PRISHTINË– Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qënë gjithmonë kundër Gjykatës Speciale. Pas ngritjes së aktakuzës për presidentin Hashim Thaç...