Art&Argëtim

Vjen lajmi i shumpritur! BE-ja miraton ‘Remdesivir’ për trajnimin e pacientëve me Covid-19

25 Qershor 2020, 14:08 Nga DOSJA
Vjen lajmi i shumpritur! BE-ja miraton ‘Remdesivir’ për

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ditën e sotme ka rekomanduar autorizimin e ilaçit anti-viral ‘Remdesivir’ për trajtimin e pacientëve me coronavirus në Bashkimin Evropian.

“Remdesivir është ilaçi i parë COVID-19 që rekomandohet për autorizim në BE,” tha agjensia në një deklaratë.

Ilaçi i cili injektohet në mënyrë intravenoze, ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së personave të prekur me Covid-19 dhe ilaçi funksiononte më mirë kur i jepej pacientit që në fazat e hershme të infeksionit.

Komiteti i ilaçeve njerëzore të EMA (CHMP) tha që ilaçi do të testohet te të rriturit dhe adoleshentët nga mosha 12 vjeç me pneumoni që kërkojnë oksigjen plotësues.

Një studim i kryer në prill tregoi se pacientët me koronavirus të trajtuar me ‘Remdesivirin’ koha e shërimit të tyre ishte më e shpejtë sakaq interesi për medikamentin ka qenë i lartë duke qenë se ende nuk ka një kurë të aprovuar apo vaksina parandaluese

Testi i fundit mbi ‘Remdesivir’ tregoi se, ilaçi uli me 31% shtrimin në spital të pacientëve, kundrejt atyre që kishin marrë një trajtim normal. Studimi, i sponsorizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA, filloi në shkurt dhe përfshin 1.063 pacientë në SHBA Evropë dhe Azi.

Remdesivir ndërhyn me një enzimë që ndihmon viruset e ARN-së të replikohen dhe është treguar se është e suksesshme kundër koronaviruseve në studimet laboratorike.

Fillimisht u krijua për të ndihmuar në trajtimin e Ebolës gjatë shpërthimit në Afrikën Perëndimore.

Burimi:.euronewsral

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete agjencia evropiane e barnave remdisivir agjencia evropiane e barnave remdisivir

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Qershor 2020, 08:48

PRISHTINË– Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qënë gjithmonë kundër Gjykatës Speciale. Pas ngritjes së aktakuzës për presidentin Hashim Thaç...