Art&Argëtim

“Është më i nxehtë se ferri”/ Mediat ndërkombëtare shkruajnë për babain e Dua Lipës, një prej baballarëve

25 Qershor 2020, 17:41 Nga DOSJA
“Është më i nxehtë se ferri”/ Mediat

ANGLI– Dukagjin Lipa është zyrtarisht një nga baballarët më seksi në Britaninë e Madhe.

E përditshmja britanike The Sun ka shkruar një artikull të gjatë për baballarët e personazheve të famshëm. Babai i këngëtares, Perrie Edvard, babai i prezantueses së famshme Holly Willoughby, babai i modeles Molly-Mae Hague dhe ai i Heidi Klumit, cilësohen si baballarët më të pashëm.

Kësaj liste iu shtua edhe babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjini.

Babai i Dua Lipës është ‘më i nxehtë se ferri’”, shkruan gazeta britanike teksa i referohet këngës hit të saj, “Hotter than hell”.

Kur bëhet fjalë për babanë e një personi të famshëm që fansat çmenden pas tij, askush nuk e ka menaxhuar atë ashtu si babai i Dua Lipës, Dukagjini, 51 vjeç, i cili vodhi për herë vëmendjen në shfaqjen e BRIT Awards vitin e kaluar. Joshja e tij fillimisht u vu re nga prezantuesi i Brits, Jack Whitehall ”, thuhet në artikull.

Përveç bukurisë, Dukagjin Lipa është vlerësuar nga media e njohur edhe për mënyrën se si e ka menaxhuar karrierën e të bijës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz baballare dua lipa dukagjin lipa sexy baballare dua lipa dukagjin lipa sexy

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Qershor 2020, 08:48

PRISHTINË– Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qënë gjithmonë kundër Gjykatës Speciale. Pas ngritjes së aktakuzës për presidentin Hashim Thaç...