Bota

Urdhërohet zhvarrosja e 18 të moshuarve që humbën jetën në azil nga koronavirusi, dyshohet se ata vdiqën nga pakujdesia,

25 Qershor 2020, 16:47 Nga DOSJA
Urdhërohet zhvarrosja e 18 të moshuarve që humbën jetën

ITALI- Prokurorët në Itali kanë urdhëruar që trupat e 18 të moshuarve të zhvarrosen me qëllim që të kryhen autopsitë dhe të zbulohet se si është menaxhuar pandemia e koronavirusit në një azil pleqah.

Vendimi është i lidhur me një hetim mbi vdekjen e dyshuara nga COVID-19 në Monteçhio Emilia, një ndër qytetet më të prekura në provincën e Reggio Emilia.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se hetuesit duan të përcaktojnë nëse këto vdekje ishin rezultat i ndonjë pakujdesie apo erdhën vetëm për shkak të Covid-19.  Ata dyshojnë se shpërthimi i koronavirusit në shtëpinë e përkujdesit mund të ketë filluar kur një person i moshuar ishte dërguar atje pasi ishte infektuar në spital.

Mësohet se aktualisht  pesë persona janë nën hetim në lidhje me rastin, duke përfshirë famullinë e zonës dhe drejtorin e azilit e sakaq të gjithë kanë mohuar se kanë bërë një veprim të tillë.

Rreth 3,800 njerëz  kanë vdekur nga COVID-19 në azilet, shtëpitë e përkujdesit në të gjithë Italinë, por totali duhet të jetë edhe më i lartë sepse shumë banorë nuk janë testuar.

Burimi:.ilfattoquotidiano.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll