Bota

Shënohet viktima e radhës nga COVID-19 në Kosovë, humb jetën 52-vjeçari

25 Qershor 2020, 16:26 Nga DOSJA
Shënohet viktima e radhës nga COVID-19 në Kosovë, humb

KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar sot se numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 41. Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se në spital ka humbur jetën dhe një  52-vjeçar nga Istogu, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Nga Njësia Intensive e Mjekimit në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK është bërë e ditur se sot, me datë 25.06.2020 në orët e pasdites ka vdekur pacienti me inicialet Sh.Sh, viti i lindjes 1968 nga komuna e Istogut. I njëjti ishte pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive. (NjIQMS) me datë 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19”, thuhet në njoftimin.

Kjo është vdekja e 41-të e shënuar në Kosovë e pacientëve të diagnostikuar me koronavirusi, ku sipas ministrisë shumica kanë pasur dhe sëmundje shoqëruese.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne kosove koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne kosove

Sondazh

Poll