Politike

Vota e emigrantëve/ Majko: Këshilli Politik mori dje një vendim të jashtëzakonshëm, por duhet të zgjidhim pajisjen me pas

25 Qershor 2020, 11:20 Nga DOSJA
Vota e emigrantëve/ Majko: Këshilli Politik mori dje një vendim

TIRANË- Ministri për Diasporën, Pandeli Majko në seancën e sotme plenare vlerësoi mazhorancën dhe opozitën që arriti dje dakordësinë në Këshillin Politik për votën e emigrantëve.  Gjatë fjalës së tij në seancë, Majko u shpreh se ” Zgjedhorja” është një reformë esenciale.

“Dje Këshilli Politik mori një vendim shumë të rëndësishëm, të cilin dua ta përshëndes, për rakordimin nga mazhoranca dhe opozita për të drejtën e votës për shtetasit tanë jashtë vendit. Është reformë esenciale. Jam shpresëplot se në Komisionin e Reformës Zgjedhore do të merren vendimmarrje pozitive, që ne t’iu japim atë të drejtë kushtetuese, që iu ka munguar prej kohësh këtyre shtetasve. E drejta e votës dhe rakordimi i djeshëm mes palëve është një lajm i jashtëzakonshëm. Por, kjo nuk duhet kthyer pastaj në sherrnajë. Unë dola për të folur për lajmin e mirë dhe jo për problemet, pasi probleme do të ketë”, u shpreh ministri. 

Më tej, ministri u shpreh se duhet të zgjidhet procesi i përzgjedhjes me pasaportë i emigrantëve që jetojnë jashtë vendit.

Është një moment i rëndësishëm, shtyrja e afatit të pasaportave për personat mbi 75-vjeç është akt i rëndësishëm që prek edhe shqiptarët jashtë vendit. Kemi gati gjysmën e popullisë jashtë vendit. Kemi rastin e Kanadasë, shqiptarët shkojnë në Nju Jork për të bërë pasaportat, duhet të udhëtojnë dy herë nga cdo cep i Kanadasë në Nju Jork. Rasti i dytë është Kreta, ka 35 mijë shqiptarë që jetojnë atje, duhet të shkojnë dy herë me avion në Athinë, të japin gjurmët e gishtave dhe të presin lajmërimin për të shkuar. Ne kemi dhënë një ndihmë të madhe për personat mbi 75-vjeç, u urojmë jetë të gjatë edhe 100, por shqetësim duket të kemi shpërndarjen e këtyre dokumenteve për shqiptarët në të gjithë botën, është një problem shumë i madh.”, u shpreh ministri. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konsensuri për reformën zgjedhore pandeli majko konsensuri për reformën zgjedhore pandeli majko

Sondazh

Poll

Politike 25 Qershor 2020, 10:25

TIRANË– Deputeti Halit Valteri nuk e ka kaluar thjeshtë sherrin me kolegun e tij, Ralf Gjonit që ndodhi në sallën e Kuvendit. (Shiko këtu) Pasi përfundoi f...

Politike 25 Qershor 2020, 09:57

TIRANE– Një incident nuk ka munguar sot gjatë raportimit të kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. Pasi lexoi raportin për vitin 2019, Llaga...