Bota

Eurodeputetja raportuese për Serbinë: Zgjedhjet vërtetuan se demokracia është e dëmtuar nga pushteti i Vuçiç, kështu nu

23 Qershor 2020, 20:56 Nga DOSJA
Eurodeputetja raportuese për Serbinë: Zgjedhjet vërtetuan se

BRUKSEL- Reportuesja për Serbinë nga grupi i Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka komentuar në rezultatet e zgjedhjeve nacionale dhe komunale në Serbi duke thënë se shumë kohë para zgjedhjeve të djeshme, u bë e qartë se zgjedhjet serbe nuk i arrijnë standardet themelore demokratike.

Partia në pushtet ka përdorur burimet shtetërore si të vetat; peizazhi mediatik nuk lejonte një debat të vërtetë, ngacmimi dhe frikësimi i politikanëve të opozitës nuk bënë të mundur zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Bojkoti shkaktoi një situatë ku fituesi ishte i qartë para se të fillonin zgjedhjet“, deklaroi von Cramon-Taubadel në një njoftim për shtyp.

Ajo shtoi se Bashkimi Evropian nuk ka ngritur shqetësimet e tij gjatë viteve të kaluara dhe “ne e lejojmë që kjo prapambetje demokratike të ndodhë në Serbi“.

“Aleksandar Vuçiç ka një premtim të ketë një vend të qëndrueshëm në lagjen tonë. Por stabiliteti nuk është i mjaftueshëm: ne duam të shohim një Serbi demokratike. Në këto rrethana, kur demokracia serbe është në formën e saj aktuale, vendi nuk mund të anëtarësohet në BE”, tha ajo.

Serbia ka mbajtur zgjedhjet e saj e përgjithshme dhe vendore në 21 qershor, pasi ato u shtynë nga prilli për shkak të krizës COVID-19. Në njoftimin për shtyp thuhet se shumica e partive opozitare kanë bojkotuar zgjedhjet dhe se para përfundimit të numërimit, duket se koalicioni qeverisës do të ketë mbi 220 vende nga 250.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota viola von cramon-taubadel zgjedhjet në serbi viola von cramon-taubadel zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2020, 17:38

MEKSIKË– Sikur mos të mjaftonte pandemia e koronavirusit, Meksika ditën e sotme është goditur ngë një tërmet 7.5 ballë ku i gjithë qyteti është alarmuar.Me...