Aktualitet

Kontrollet në fshatrat e Tiranës zbulojnë parcelat me kanabis, Policia: Kemi asgjesuar 130 bimë

23 Qershor 2020, 13:49 Nga DOSJA
Kontrollet në fshatrat e Tiranës zbulojnë parcelat me kanabis,

TIRANË- Policia e Tiranës njofton sot se ka goditur dy raste të tentativës së kultivimit të kanabisit. Gjatë kontrolleve në Zallherr, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zgurë, u gjetën të mbjella 30 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.  

Sipas njoftimit bëhet me dije se dhe gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin “Zgurë”, në vendin e quajtur “Bujen” konstatuan një ambient të hapur, në një terren malor të pyllëzuar, ku u gjetën të mbjella 98 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

“Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Në zbatim të Planit të Veprimit “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2020”, në një sipërfaqe të dyshuar të mbjellë me cannabis sativa, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin “Zgurë”, në vendin e quajtur “Bujen” konstatuan një ambient të hapur, në një terren malor të pyllëzuar, ku u gjetën të mbjella 98 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Po gjatë kontrollit të ushtruar në Zallherr, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zgurë, u gjetën të mbjella 30 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.  Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.

Prej ditësh forcat e rendit po zhvillojnë kontrolle në zona të pyllëzuara dhe banesa për zbulimin e kutivimit të kanabisit. Si nga ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë është thënë se këtë vit lufta me kultivimin e hashashit do jetë më e madhe dhe nuk do të tolerohet askush, por nga ana tjetër raportohet se në shumë zona kanabisi po lulëzon.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne tirane mbjedhja e kanabisit policia tirane kanabis ne tirane mbjedhja e kanabisit policia tirane

Sondazh

Poll