Aktualitet

U prangos bashkë me kolegun e tij, ky është ortopedi i arrestuar që operoi të arrestuarin për atentatin e dyfishtë në Ku

23 Qershor 2020, 14:15 Nga DOSJA
U prangos bashkë me kolegun e tij, ky është ortopedi i arrestuar

TIRANË- Dy mjekë janë vënë në pranga, si pjesë e operacionit për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur pak ditë më parë në Kurbin. Në një njoftim për mediat Policia bën me dije se dy mjekët janë arrestuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjatë operacionit u vunë në pranga dy shtetas, mjekë në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrasjes, konkretisht shtetasit V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’”, shkruan Policia.

Dosja.al ka mësuar se mjekët janë Viktor Marku dhe Besim Lama, pasi mjekun të arrestuarin si autor i vrasjes së dyfishtë në Laç, Eduart Lamajn. Këta mjekë në fshehtësi i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë trajtuar Lamajn, duke mos treguar në Polici se i kërkuari fshihej në klinikën e tyre.

DETAJET E ATENTATIT

Sot u zbardh atentati i 30 majit në autostradën Laç-Mamurras ku mbetën të vrarë biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Autori është Eduart Lamaj, 30 vjeç nga Sanxhaku i Kurbinit. Dosja.al ka mësuar se objektiv i atentatit ishin të dy biznesmenët, ndërsa autori ka pranuar autorësinë duke mohuar planifikimin e vrasjes. Ai thotë se kishte shkuar për të shkatërruar biznesin e vëllait të Bujar Likës, pasi i kishte para borxh. Ndërkohë që dyshohet se grupi është i përbërë me disa vrasës me pagesë mes tyre edhe Lamajn. Ky i fundit u fsheh për 25 ditë, ndërsa autor njihej Kreshnik Tushe, 21 vjeç. Ngatërresa ka ndodhur natën e ngjarjes, kur teksa largoheshin nga Hotel A&A, autorët qëlluan Tushen në një rrugicë pasi menduan se iu kishte bërë pritë. Autori i vërtetë u fsheh tek motra në Tiranë, ndërsa ditët e fundit shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS. Aty edhe do të operohej nga mjekët Besim Lame dhe Viktor Marku, të cilët janë arrestuar për moskallëzim krimi. Në kërkim janë shpallur gjithashtu edhe 3 bashkëpunëtorët e Lamajt, të fiksuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besim lama eduart lamaj viktor marku vritet biznesmeni bujar lika besim lama eduart lamaj viktor marku vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll