Aktualitet

Protestë edhe në Korçë, banorët bllokojnë rrugën dhe pengojnë makinat e TAP: Premtime bosh! (Foto)

3 Prill 2019, 08:55 Nga DOSJA
Protestë edhe në Korçë, banorët bllokojnë

KORÇË- Paralelisht me protestën që është zhvilluar në Tiranë nga deputetët e opozitës një tjetër protestë nga banorët e fshatit Lubonjë në Korçë.

Shkak për këtë është bërë rruga e prishur për afro 5 kilometra, që lidh fshatrat Lubonjë-Rehovë-Roshaj. Banorët kanë bllokuar rrugën që prej mëngjesit të sotëm dhe nuk kanë lejuar që makinat e kompanisë gazsjellëse TAP të kalojnë për të punuar.

Banorët janë shprehur se kompania iu ka premtuar se do të asfaltonte rrugën, por sipas tyre, premtimi jo vetëm që nuk është mbajtur, por rruga është prishur edhe më keq për shkak të kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë.

“TAP na mashtroi, premtimet e tyre janë boshe, rruga ende është e prishur. Na thanë se do e asfaltonin. Rruga s’u bë dhe makinat e tyre e prishën edhe më keq”-thanë banorët.

Për 3 orë ata bllokuan rrugën dhe thanë se nuk ka një jetesë normale, aty ku ka pluhur, gropa dhe baltë. Ata paralajmëruan se do të ketë protesta të tjera deri sa situata të zgjidhet.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kompania tap protesta e banoreve ne korce protesta e opozitës 3 prill 2019 kompania tap protesta e banoreve ne korce protesta e opozitës 3 prill 2019

Sondazh

Poll