Politike

“Njëçkë mo njëçkë”/ Budina tregon sa tamponë i kanë bërë, Zheji: Duhet të të bëjnë dy….

22 Qershor 2020, 20:58 Nga DOSJA
“Njëçkë mo njëçkë”/ Budina tregon

TIRANË– Regjisori Edmond Budina ka treguar se i kanë bërë vetëm një tampon, dhe kanë dalë në përfundimin se ai është i infetkuar me Covid-29. I ftuar në ”360 gradë” në Budina shtoi më tej se askush në spital, s’i ka thënë askush se çfarë duhet të bëjë tani e tutje dhe nëse do t’i nënshtrohet një tjetër testimi apo jo.

Ai u pyet edhe nga drejtuesi i emisionit Artur Zheji se sa tampone i bënë për Covid-19 dhe u përgjigj se i bënë vetëm një.

Pjesë nga biseda

Artur Zheji: Sa tampone ju kanë bërë?

Edmond Budina: Njëçkë mo njëçkë më bënë.

Artur Zheji: Duhet të bëjnë dy për të patur konfirmim sipas protokolleve.

Edmond Budina: Nuk e di se sa duhen bërë. Nuk më kanë thënë nëse do më bëjnë një të dytë. Nuk më kanë thënë se çfarë duhet të bëj.

Edmind Budina është identifikuar tashmë si i prekur nga koronavirusi. Fillimisht u raportua se ishin prekur të dy vëllezërit, Edmondi dhe Roberti, por ky i fundit sqaroi publikun se është i pastër.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artur zheji edmond budina artur zheji edmond budina

Sondazh

Poll

Politike 22 Qershor 2020, 20:44

TIRANË– Analistët Andi Bushati dhe Neritan Sejamini kanë dhënë mendimin e tyre mbi Reformën në Drejtësi. Të ftuar në studion e “Open”, at...