Art&Argëtim

U hodh nga kati i 27-të, vdes tragjikisht në moshën 55-vjeçare producenti amerikan

23 Qershor 2020, 09:29 Nga DOSJA
U hodh nga kati i 27-të, vdes tragjikisht në moshën

SHBA– Producenti i mirënjohur Steve Bing ka vdekur tragjikisht në moshën 55-vjeçare, duke u hedhur nga kati i 27.

Sipas mediave të huaja mësohet se  prodhuesi i filmit “Kangaroo Jack”, kishte një romancë me  modelen britanike Elizabeth Hurley, me të cilin kishte edhe një djalë Damian.

Por siç shkruajnë dhe mediat amerikane shkrimtari dhe producenti i njohur vdiq pasi u hodh nga kati i 27-të i një ndërtese luksoze në Los Angeles. Sipas burimeve të afërta me të kanë thënë se ishte në depresion nga mungesa e kontaktit njerëzor gjatë karantinës.

Kujtojmë se Steve ishte themeluesi i “Shangri-La Entertainment”, pasi ishte larguar nga Stanford për të ndjekur një karrierë në Hollywood pas trashëgimisë prej rreth 600 milion dollarësh nga gjyshi i tij.

Burimi: classlifestyle

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture elizabeth hurley los angeles steve bing vdes steve bing elizabeth hurley los angeles steve bing vdes steve bing

Sondazh

Poll