Art&Argëtim

Akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy vajzave, reagon Justin Bieber: Nuk ka asgjë të vërtetë

22 Qershor 2020, 19:54 Nga DOSJA
Akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy vajzave, reagon Justin Bieber: Nuk ka

AMERIKE- Këngëtari Justin Bieber është akuzuar se ka ngacmuar seksualisht dy vajza.

Një prej vajzave, Danielle e ka akuzuar këngëtarin se ai e kishte ngacmuar seksualisht në vitin 2014 duke dhënë dhe detaje nga ngjarja.

“Një burrë na u afrua mua dhe miqve të mi dhe na pyeti nëse dëshironim të takonim Justin pas shfaqes. Sigurisht, ne thamë po. Ai më çoi në një dhomë tjetër ku edhe më sulmoi. Justin më detyroi  të mos i thoja asgjë askujt, pasi në të kundërt do përballesha me problem,” tregon Danielle.

Ndërsa më 20 qershor një tjetër akuzë u ngrit ndaj Justin. Një vajzë me emrin Kadi është shprehur se Justin e kishte ngacmuar në tualet, por ajo kishte arritur të largohej.

Justin është shprehur se nuk ka asgjë të tillë dhe që ndaj këtyre shpifjeve do të ndërmarrë veprime ligjore.

“Thashethemet janë thashetheme, por akuzat për abuzim janë një çështje që unë e quaj serioze. Në 24 orët e fundit në Twitter është treguar një histori që më implikon mua për ngacmime seksuale në 9 mars 2014 në, Texas, në hotelin ‘Four Season’. Dua të jem i qartë: nuk ka asgjë të vërtetë”- ka thënë Justin Bieber.

Nuk dihet nëse ndaj Justin do merren masa ligjore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz akuza justin bieber këngëtari akuza justin bieber këngëtari

Sondazh

Poll