Gazeta e Nurembergut: Ish-pashai i Janinës nuk ka vdekur, gjendet në ishullin e Menorca-s
23 Qershor 2020, 06:43Nga DOSJA
FRANCË- “Gazette de France” ka botuar, të shtunën e 20 prillit 1822, në ballinë, shkrimin e bujshëm të gazetës së Nurembergut që hidhte dyshime mbi vdekjen e Ali Pashë Tepelenës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
…Na shkruajnë përtej kufijve të Zvicrës : “Sipas disa letrave nga Barcelona,një i huaj i pasur ka mbërritur në Mahon (Port-Mahon, ishulli i Menorca-s), dhe ky i huaj i pasur thuhet se është ish-pashai i Janinës, Aliu i famshëm.Ai ishte në bordin e një anije franceze dhe kishte dy gra dhe një shërbëtor me vete.Bagazhet e tij përbëheshin nga dymbëdhjetë arka me peshë shumë të konsiderueshme.(Kështu që ka të ngjarë se ai mund të ketë lënë në vende të sigurta disa nga thesaret e tij si në bregdet apo në një nga ishujt e Greqisë.Thuhet se ai duket se ka në plan të qëndrojë ca kohë në Mahon.)”
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Ne do t’i shtojmë këtij lajmi detajet që jepen për ikjen e pretenduar e të tmerrshmit Ali Pasha.Kur e pa se pushteti i tij po i zvogëlohej deri në pikën e fundit, ai u pajtua me ithtarët (mbështetësit) e tij që ata të bënin sikur po e tradhëtonin.
Ndërsa po negocionte me gjeneralët turq, ai bëri të gjitha përgatitjet e nevojshme për arratisjen e tij, hodhi pjesën më të madhe të thesareve të tij në ujë, por u kujdes për të siguruar një milion ‘sequins’. Pastaj, ai u vesh si një bari turk dhe priti rezultatin e negociatave.Ne e dimë se si ata përfunduan dhe se koka e tij duhej dorëzuar te turqit.Ata e morën menjëherë; por në vend të kokës së Aliut, ishte ajo e një shqiptari të vjetër që kishte vdekur nga plagët e tij dhe i kishin vënë një çallmë të çmuar.Asnjë nga gjeneralët turq nuk e njihte Aliun fizikisht;kështu që ata u mashtruan lehtësisht dhe, në përputhje me kapitullimin, ata u larguan nga vendi.Aliu shfrytëzoi këtë moment për të shpëtuar veten e tij;ai arriti për fat të mirë në Butrint (një qytet në Shqipërinë austriake, në kanalin e Korfuzit),dhe u fut atje në një anije që pranoi ta priste.Askush nuk mund të mohojë vërtetësinë e kësaj historie kur e kujton karakterin dinak të Ali Pashait. (Korrespondenti i Nurembergut.)
DashiMëngjesi do të jetë i komplikuar sa i takon ndjenjave. Vendime të rëndësishme, mund të merren në sferën emocionale. Duhet ta shfrytëzoni sa më mirë ditën p...
AMERIKE- Këngëtari Justin Bieber është akuzuar se ka ngacmuar seksualisht dy vajza.Një prej vajzave, Danielle e ka akuzuar këngëtarin se ai e kishte ngacmuar se...
AMERIKË- Online po qarkullojnë disa foto te Melania Trump, fotot nudo të cilat janë publikuar dhe më parë.Libri “The Art of Deal, the story untold of Melan...
TIRANË- Modelja shqiptare Oriola Marashi dhe futbollisti i njohur Eros Grezda janë një ndër çiftet shqiptarë më të komentuar nga media dhe njerëzit ...
KOSOVE- Këtë verë na presin bashkëpunime të zjarrta muzikore. Një prej tyre është ai mes Ledri Vulës, Lumi B dhe Dafina Zeqirit.Treshja kanë postuar shpesh herë...
ITALI- Vajza e aktores së njohur Ornela Muti ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me fotografitë gjysmë nudo që ajo publikon në rrjetet e saj sociale.Së fundi, Naike...
TIRANË- Fatma Haxhialiu me anë të një instastory e ka përshkruar punën në televizion si “harxhim kohe, nervash dhe energjish”. Ky konkluzion ka dalë nga e...