Art&Argëtim

Vdes Joel Schumacher, regjisori i mirënjohur i dy filmave “Batman” dhe “Gjenerata e Humbur”

23 Qershor 2020, 09:19 Nga DOSJA
Vdes Joel Schumacher, regjisori i mirënjohur i dy filmave

SHBA– Mbrëmjen e së hënës regjisori i mirënjohur Joel Schumacher ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Me një karrierë të suksesshme, regjisori i dy filmave “Batman” dhe i filmit “Gjenerata e Humbur”, ka ndërruar jetë si shkak i sëmundjes së rëndë të kancerit.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga personat e afërm të tij, duke njoftuar se  regjisori nuk mund t’i bënte më ballë luftës së ashpër me kancerin.

Schumacher, që e nisi karrierën e tij si kostumograf, përpara se të bëhej një emër i famshëm në Hollyëood, vdiq paqësisht në Nju Jork, pas një viti luftë kundër kancerit, shkruajnë mediat e huaja.

“Zjarri i Shën Elmos” (1985) ishte suksesi i parë i Schumacher-it si regjisor.

Atë e ndoqën “Gjenerata e Humbur” (1987) dhe “Përvoja e Ndaluar” (1990), përpara se të niste seritë “Batman” për Warner Bros, “Batman Forever” (1995) dhe “Batman and Robin” në vitin 1997.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture vdes joel schumacher vdes joel schumacher

Sondazh

Poll