Art&Argëtim

Detaje të reja! Zbulohet titulli i këngës së Dafinës, Ledrit dhe Lumi B. Këngëtarja shuan kureshtjen e fansave

22 Qershor 2020, 17:58 Nga DOSJA
Detaje të reja! Zbulohet titulli i këngës së Dafinës,

KOSOVE- Këtë verë na presin bashkëpunime të zjarrta muzikore. Një prej tyre është ai mes Ledri Vulës, Lumi B dhe Dafina Zeqirit.

Treshja kanë postuar shpesh herë foto nga sheshxhirimet mirëpo fansat janë kuriozë të dinë më shumë nga ky projekt.

Është mesuar se kënga e tyre do të titullohet “Aman”, dhe do të jetë pjesë e albumit “Dafinë moj” i këngëtares së njohur. Lajmin e ka dhënë vetë Dafina përmes një postimi në Twitter, ku shprehet se kënga do të publikohet së shpejti.

Një pjesë e xhirimeve të klipit kanë përfunduar dhe flitet qe ai të publikohet në fund të muajit qershor.

Kujtojmë se Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula kanë bashkëpunuar për kengën “I Got Your Back” qe eshte publikuar 5 vite me pare ndersa me Lumi B ka bashkëpunuar për këngën “Lule Lule” në korrik 2019.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dafina zeqiri ledri vula lumi b dafina zeqiri ledri vula lumi b

Sondazh

Poll