Sport

Barcelona heq dorë nga Coutinho, 3 ekipet elitë fërkojnë duart

2 Prill 2019, 12:12 Nga DOSJA
Barcelona heq dorë nga Coutinho, 3 ekipet elitë fërkojnë

18 muajve të makthit të Coutinhos tek Barcelona duket së po iu vjen fundi me raportime se 3 klube elitë europiane kanë kërkuar shërbimet e organizatorit Brazilian.

Coutinho ka hasur vështirësi të përshtatet me Barcelonën pas tranferimit rekord që u krye në janarin e 2018.

26 vjeçari ka qenë brenda dhe jashtë formacionit titullar dhe madje është fërshëllyer nga tifozat vendas më herët këtë sezon.

Mesa duket hiearkia e Barcelonës do pranojë humbjen me Coutinhon këtë verë dhe do lejojë largimin e tij.

Media e përditshme katalanase, Sport, ka bërë me dije se tre klube kanq qenë në kontakt me Barcelonën pasi tani braziliani është i disponueshëm.

Ata pretendojnë se Chelsea, Manchester United dhe Paris Saint Germain kane rregjistruar interesin e tyre dhe me shumë mundësi do bëjnë ofertat e tyre në fund të këtij sezoni.

Chelsea është i interesear për Coutinhon pasi e sheh si zëvendësuesin e Eden Hazard, i cili mendohet se do largohet në drejtim të Real Madrid.

Neymar ndërkohë u ka kërkuar zyrtarëve të PSG të bëjnë gati paratë për të sjellë bashkkombasin e tij në Francë, ndërsa United po shikojnë situatën e brazilianit dhe do bëjnë një lëzvizje nëse Pogba largohet në Madrid.

Barcelona me shumë mundësi do i vendosë një çmim prej 110 milion eurosh Philippe Coutinhos.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona chelsea coutinhi manchester united paris saint germain barcelona chelsea coutinhi manchester united paris saint germain

Sondazh

Poll