Aktualitet

Ngeli i paralizuar pas sherrit, 13-vjeçari kërkon drejtësi: Të rikthehet në burg autori (VD)

3 Prill 2019, 07:29 Nga DOSJA
Ngeli i paralizuar pas sherrit, 13-vjeçari kërkon drejtësi:

Tiranë- Më 25 shkurt pas një sherri, në Durrës ngeli i plagosur  13-vjeçari Klaudian Çupi. 13 vjeçari pati një sherr me një 16-vjeçar i identifikuar si S.Kika, ku pas goditjeve të marra ngeli i paralizuar. Prej një muaji i mituri gjendet në shtrat, për shkak se e ka të pamundur lëvizjen.

Por çfarë ndodhi me 16-vjeçarin?

Për “Fax News” familja Çipi shprehet e tronditur prej faktit se autori i plagosjes së djalit të tyre është lënë i lirë nga ana e Gjykatës, dhe familja e tij nuk ka pasur as interesin minimal për shëndetin e Klaudianit.

13-vjeçari ka kërkuar që të bëhet drejtësi dhe autori i plagosjes të kthehet në burg.

“Kur mbaruam shkollën ai më përplasi dhe më shtyu dhe më pas nuk mbaj mend më gjë. Kam thirrje që ai të rikthehet në burg, më ka thënë vëllai i madh që e ka parë duke dalë xhiro”, shprehet Klaudiani.

Ndërsa prindërit e tij shprehen:  “Unë i lutem shtetit që të ketë drejtësi, jemi me shpresa që do të ketë një përmirësim që të ecë me këmbët e veta. Unë për vete s’kam dal nga shtëpia që prej ditës që dolëm nga spitali. Sikur të kishin goditur një zogë pule dhe jo një njeri, nuk na ka ardhur asnjë njeri që ta shohi fëmijën me sy”. 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 13-vjeçari i paralizuar 13-vjeçari klaudian çupi apeli i prindërve 13-vjeçari i paralizuar 13-vjeçari klaudian çupi apeli i prindërve

Sondazh

Poll