“Situata po përkeqësohet”, biologu Ruka: Kemi një valë të dytë të COVID-19, me shumë gjasë do jetë më e rëndë s
22 Qershor 2020, 18:10Nga DOSJA
TIRANË- Biologu Et’hem Ruka në një shkrim për situatën e COVID-19, shkruan se pandemia po përkeqësohet, por njerëzit i janë kthyer jetës normale. Në një reagim në mediat sociale, Ruka shkruan se nurmi i të shtruarve në spital është 82, që është i njëjtë me situatën në muajin prill kur u arrit piku. Më tej ai shkruan se tashmë po vjen një valë e dytë e COVID-19, të cilën e parashikon më të fortë se e para dhe nuk dihet se kur do arrijë piku.
“22 QERSHOR 2020: SITUATA E COVID-19 NE VENDIN TONE. Situata e pandemise ne vendin tone po vjen duke e perkeqesuar, nderkohe qe njerzit i jane kthyer jetes normale dho jo te gjithe zbatojne rregulat e rekomanduar nga mjeket. Sot pershembull, numri i te shtruarve ne spital arriti ne 82 paciente. Ky numer te shtruarish u shenua vetem me daten 2 prill. Sic shihet nga grafiku vijezor, piku i pare i shtrimeve u shenua ne fillim te prillit. Tani kemi nje vale te dyte te cilen nuk e dime se kur do ta arrije pikun, por me shume gjasa do te jete shume me e rende se e para.
Po ashtu numri i individeve pozitiv arriti 792 te cilet perbejne edhe arsenalin e infektimit te individeve te shendoshe. Ne realitet ky numur duhet te jete edhe me i madh se kaq. Ky eshte numri me i larte i shenuar qe nga fillimi i pandemise. Kam konstatuar se informacionet per covidin nuk ngjallin me interes, megjithate une do vazhdoj t’i informoj miqte e mi virtuale ne Fb. Te gjitha te dhenat mbeshteten vetem ne rezultatet e komunikuara zyrtarisht nga Ministria e Shendetesise”, është ky reagimi i Et’hem Ruka.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një efektiv i forcave të Rendit ka goditur me grushte fytyrës një person që është vënë në pranga. Në videon e publikuar nga faqja e njohur në rrjet...
ANGLI- Shqiptari Jurgest Myftari plagosi dy persona kur mjeti i tij tip ‘Passat’, i pasiguruar është përplasur me një Land Rover në Main Street, Wilsden, më 17...
TIRANË– Banesa ku ka jetuar Nexhimje Hixha, ish-bashkëshortja e ish-diktatorit Enver Hixha, është pronësuar. Mësohet se tashmë, punimet që u ndërprenë për ...
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka reaguar sot kundër maturantëve dhe kritikëve të tjerë për Maturën Shtetërore. Në një reagim në mediat sociale...
ZVICËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Zvicër në qytein e Prattlen pasi një shqiptar nga Kosova ka vrarë me thikë nusen e djalit të tij....
DURRËS– Dy persona janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë djegur mbeturina dhe kanë sjellë ndotje të ambientit në zonën e Gjirit të Lalëzit. ...
ITALI– Një sherr ka ndodhur mes shqiptarëve dhe afrikanëve të cilët janë dënuar në burgun e Cassinos në Itali.Mediat vendase kanë bërë me dije se ende nuk dihet...