Aktualitet

Shpronësohet banesa e Nexhmije Hoxhës, punimet tek ish-sheshi ‘Shqiponja’ mund të rinisin

22 Qershor 2020, 17:41 Nga DOSJA
Shpronësohet banesa e Nexhmije Hoxhës, punimet tek ish-sheshi

TIRANË– Banesa ku ka jetuar Nexhimje Hixha, ish-bashkëshortja e ish-diktatorit Enver Hixha, është pronësuar. Mësohet se tashmë, punimet që u ndërprenë për Projektin e ndërtimit të Unazës së Re, do të mund të rinisin punën, një ditë pasi u raportuar ndërprerja e tyre.

Report TV, sipas pamjeve që ka publikuar, bën me dije se procesi i shpronësimit ka përfunduar dhe se do të prishet në ditët në vijim.

Një ditë më parë, u raportua, se punimet në këtë rrugë ishin ndërprerë, pikërisht për shkak të banesës së Nexhmije Hoxhës.

Në katin e dytë të kësaj godine që prej vitit 1994 ka jetuar Nexhmije Hoxha.  Ajo u nda nga kjo jetë në moshën 99-vjeçare, më 26 shkurt të këtij viti.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banesa e nexhmije hoxhes nexhmije hoxha banesa e nexhmije hoxhes nexhmije hoxha

Sondazh

Poll