Bota

Pamje tronditëse! Nuk kishte vendosur maskë, rojet e sigurisë tërheqin zvarrë burrin spanjoll

22 Qershor 2020, 19:47 Nga DOSJA
Pamje tronditëse! Nuk kishte vendosur maskë, rojet e sigurisë

SPANJË– Rojet e sigurisë kanë tërhequr zvarrë pasagjerin e një treni pasi ky I fundit nuk kishte vendosur maskë për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Pamjet tronditëse të cilat u xhiruan në stacionin hekurudhor “La Sergrera” në Barcelonë, tregojnë një burrë të përfshirë në një konflikt me dy roje sigurie.

Siç shihen në pamjet e filmuara të cilat janë bërë virale dy rojet e sigurisë shihen duke u përleshur me pasagjerin, e tërheqin zvarrë ku si pasojë koka i përplaset në dysheme.

Në një moment gjatë përleshjes njëri punonjës e godet mbi shpinë pasagjerin teksa dëgjohet duke Iithënë me plot mllef: Jam ngopur me ju, telefonojini edhe policisë po deshe.

Ndërkohë raportohet se një incident i ngjashëm është shënuar dhe në një stacion treni pranë Madridit.

Burimi: DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota spanje spanje

Sondazh

Poll

Bota 22 Qershor 2020, 19:29

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ditën e...