Bota

22 Qershor 2020, 19:29 Nga DOSJA

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ditën e sotme kanë zhvilluar një takim në Beograd  ku kanë diskuatuar rreth dialogut Kosovë-Serbi. Pas përfundmit të takimit presidenti serb është shprehur se ishte një takim i mirë përgatitor dhe se se Serbia e përkrah plotësisht dialogun por nëse do të zhvillohet në përkujdesjen e BE-së.

Ndër të tjera ai ka thënë se nuk mund të jap detaje për bisedën me të dërguarin e BE-së por ka shtuar se mesazhi kryesor ishte t’i ofrojnë Serbisë një të ardhme evropiane.

 “Faleminderit Lajçakut për vizitën. Kishim një takim shumë të mirë përgatitor. Serbia plotësisht e përkrah dialogun, i cili duhet të zhvillohet nën përkujdesjen e BE-së. Pres që dialogu të vazhdojë në një afat sa më të shkurtër, ka mundësi qysh në korrik. I respektoj përpjekjet e Richard Grenellit për bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Beogradit, por për neve nuk ka asnjë dilemë dhe jemi të përkushtuar për dialog nën përkujdesjen e Bashkimit Evropian. Ne e kuptojmë se Lajçak, me autoritetin, dijen dhe përkushtimin e tij, mund të garantojë objektivitetin dhe paanshmërinë në atë proces. Ne nuk mund të bisedojmë nëse e vetmja kërkesë është që ne ta njohim pavarësinë e Kosovës. Mesazhi kryesor ishte që ne mund t’ia afrojmë të ardhmen evropiane Serbisë, nëse do të ishim të përkushtuar”, ka thënë Vuçiç.

Ndërkohë në lidhje me takimin ka folur edhe Lajçak ku e ka falenderuar Vuçiçin për gatishmërinë e tij për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

“Ai e kupton sa e rëndësishme është kjo për këtë popull. Unë pres që dialogu nën kujdesin e BE-së të vazhdojë në korrik në Bruksel. Serbia është pjesë e Evropës, problemet tuaja janë problemet tona dhe zgjidhjet tuaja janë zgjidhjet tona. Rruga e Serbisë për në BE është e lidhur ngushtë me këtë dialog”, tha Lajçak.

Kujtojmë se para se të shkonte në Serbi, diplomati sllovak qëndroi për vizitë treditore në Kosovë, ku u takua me përfaqësuesit e institucioneve dhe partive politike, për të diskutuar në lidhje me vazhdimin e dialogut.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic diallogu kosove-serbi miroslav lajčák aleksandar vucic diallogu kosove-serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll