Bota

E rëndë në SHBA! Të shtëna me armë zjarri në mes të ditës/ Vdesin dy persona dhe plagosen 12 të tjerë

22 Qershor 2020, 18:09 Nga DOSJA
E rëndë në SHBA! Të shtëna me armë zjarri në

SHBA- Ditën e sotme në Karolinën e Veriut dy persona janë qëlluar për vdekje dhe 12 të tjerë janë plagosur. Mediat e huaja kanë bërë me dije se policia është njoftuar nga banorët e vendit duke qenë se këta të fundit kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri rreth orës 12:30 paradite.

Mësohet se kur autoritetet mbërritën në vendin e ngjarjes, oficerët e gjetën një grua me plagë plumbi të shtrirë në rrugën Beatties Ford e cila më pas ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërkohë tetë perosna  të tjerë u qëlluan dhe më pas u dërguan në spital, një prej të cilëve po ashtu humbi jetën.

Përveç kësaj, pesë persona u goditën nga automjete dhe morën lëndime që nuk ishin kërcënuese për jetën. Policia ka shhtuar se ende nuk është bërë identifikimi I personave që kryen aktin por që po merren me hetimet e ngjarjes dhe arsyet përse ndodhi.

Sipas mediave të huaja  njerëzit ishin mbledhur në festën që përkujton përfundminin e skllavërisë në SHBA  që quhet ‘Juneteenth’.

Burimi: CNN 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba shba

Sondazh

Poll