Bota

‘Alarmohet’ Koreja e Jugut/ Autoritetet: Vendi po përballet me valën e dytë të pandemisë Covid-19 

22 Qershor 2020, 17:04 Nga DOSJA
‘Alarmohet’ Koreja e Jugut/ Autoritetet: Vendi po përballet me

KORE E JUGUT- Zyrtarët shëndetësorë në Korenë Jugore besojnë se vendi po përballet me valën e dytë të pandemisë me koronavirus, edhe pse kohet e fundit nuk janë regjistruar një numër i lartë infeksionesh.

Edhe pse menaxhimi i pandemisë në këtë shtet, është konsideruar histori suksesi, pritet që vendi të goditet sërish nga sëmundja vdekjeprurëse muajt e ardhshëm.

Udhëheqësja e Qendrës Koreane për Kontrollin e Sëmundjeve, Jung Eun-kyeong, ka thënë se vala e parë me virus ka zgjatur deri në muajin prill. Jeong ka thënë se rritja e re, e ka shtyrë atë drejt përfundimit se ky shtet është në prag të valës së dytë të koronavirusit, e cila pritet të vazhdojë.

Mirëpo prej muajit maj është vërejtur rritje e numrit të rasteve, duke përfshirë ato në disa klube të natës në Seul.

Sakaqë kryetari i Seulit ka paralajmëruar se kryeqyteti jugkorean mund të përballet me kthim të masave të izolimit, nëse rritet dukshëm numri i infektimeve në tri ditët e ardhshme dhe nëse numri i shtretërve të zënë nëpër spitale kalon kuotën prej 70 për qind.

Prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet jugkoreane kanë raportuar për 12,000 raste të prekura me koronavirus prej të cilëve, 280 persona kanë vdekur, derisa 1,277 raste janë aktive.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kore e jugut kore e jugut

Sondazh

Poll