Bota

Nju Jork do heqë statujën e Roosevelt-it nga muzeu/ Reagon presidenti Trump: Qesharake, mos e bëni!

22 Qershor 2020, 18:26 Nga DOSJA
Nju Jork do heqë statujën e Roosevelt-it nga muzeu/ Reagon presidenti

NEW YORK- Statuja e ish- presidentit të 26-të amerika  Theodore Roosevelt përpara Muzeut Amerikan të Historisë Natyrore në New York do të hiqet. Këtë e ka bërë me kryetari i bashkisë së Neë York Bill de Blasio .

Statuja prej bronzi ka qëndruar në hyrjen e muzeut nga ana perëndimore e Central Park që nga viti 1940. Në të shfaqet Roosevelt mbi kalë, si dhe një indian i Amerikës dhe një afrikano-amerikan që qëndrojnë më këmbë pranë tij.

“Muzeu Amerikan i Historisë së Natyrës ka kërkuar heqjen e statujës së Theodore Roosevelt-it pasi ajo paraqet posaçërisht afrikano-amerikanët dhe popullsinë indigjene si të mposhtur dhe të një race inferiore”, u shpreh në një deklaratë me shkrim zoti de Blasio. “Qyteti mbështet kërkesën e muzeut. Është vendimi i duhur dhe koha e duhur për ta hequr këtë statujë problematike”.- tha Bill de Blasio.

Sakaqë për këtë ka reaguar edhe presidenti Trump i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka kundërshtuar këtë veprim duke thënë se nëse statuja e tij e tij do të hiqet ky do të jetë një veprim qesharak.

“Qesharake, mos e bëni!“, shkruajti ai.

Burimi: CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll