Politike

Diskutimet e forta në PE, Berisha: Sot u tregua se Evropës është sosur durimi me Ramën

22 Qershor 2020, 19:14 Nga DOSJA
Diskutimet e forta në PE, Berisha: Sot u tregua se Evropës

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për diskutimet e sotme në Parlamentin Evropian. Në një intervistë për Syri Tv, Berisha tha se vendimi i PE tregoi se Europës i është sosur durimi me Edi Ramën dhe se situata në vend është e keqe.

Sot u sos durimi. Par Europian është më i durueshmi. Tani Parlamenti flet me gjuhën që fliste Macron para dy vjetësh. U kalua çdo lloj norme”, tha Berisha.

Më tej Berisha, tha se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe te krijohet një marrëveshje për zgjedhje të lira dhe të nxirret vendi nga kriza.

Pasditen e sotme në mbledhjen e Parlamenti Europian, ishte në fokus edhe Shqipëria. Eurodeputetët vunë theksin tek 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për t’u futur në BE.  Gahler, koordinator i EPP për komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, ka vënë në dukje se nga Shqipëria nuk ka asnjë informacion se çfarë bëhet me dosjet e shitblerjes së votave, dosjen 184 të Durrësit dhe 339 të bandave të Durrësit me kryebashkiakun Vangjush Dako. Gahler tha se qeveria shqiptare është treguar e butë me trafikantët. Kritika pati edhe nga të tyjerët, ndërsa eurodeputeti francez u shpreh kundër zgjerimit të BE-së.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be pe diskutime për shqiperinë sali berisha integrimi i shqiperise ne be pe diskutime për shqiperinë sali berisha

Sondazh

Poll