Politike

Rama skeptik për votën e diasporës: Situata është shumë e vështirë dhe procesi shumë i ngatërruar, po përgatisim një

22 Qershor 2020, 14:39 Nga DOSJA
Rama skeptik për votën e diasporës: Situata është

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim onlin me Këshillin Koordinues të Diasporës dhe ka diskutuar për votën e emigrnatëve. Në fjalën e tij Rama u shpreh se situata është shumë e nderlikuar, pasi procvesi ka nisur shumë vonë. Kryeministri u shpreh se po diskutohet mundësia e votimit me postë, pasi mënyra e votimit në ambasada është rrëzuar pasi nuk është parë si shumë efektive.

Nëse do kishim pasur një debat në një kohë më të arsyeshme do të kishim më shumë mundësi për zgjedhjen e shqiptarëve që janë jashtë. Duke qenë se procesi ka qenë shumë i ngatërruar dhe ulja në tryezë është bërë me një vonesë të jashtëzakonshme dhe është bërë në kushte shumë specifike, atëherë optimizmi për realizimin e këtij premtimi është më i vogël se çdo ishte normalisht.

Nga ana tjetër ministri i Diasporës është marrë për një kohë të gjatë me metodat e votimit të atyre që jetojnë jashtë, ne e kemi përjashtuar votimin në ambasa dhe konsullata, pasi do ishte një arsye kontestimi, por është më i vështirë nga lëvizshmëria, pasi shumë janë larg këtyre institucioneve. Duke përjashtuar këtë kemi lënë si alternativë të vetme votimin me postë. Por sërish ka probleme të shumta që kanë të bëjnë me regjistrimin. Ky është një proces që do kohë, ne kemi ecur nga pikëpamje e kuadrit ligjor, por jemi në këto kushte sot: Opozita në Kuvend e ka një kërkesë shumë insistuese dhe ne e kemi objektiv tonin dhe jemi duke punuar çdo ditë”, u shpreh ndër të tjera kreu i qeverisë.

Më tej Rama tha se ka bëson se mund të hyhet në proces për një projekt pilot dhe për të realizuar votën e emigrantëve, por u shpreh se situata është e nderlikuar.

Këshilli Koordinues i Diasporës ka zhvilluar sot një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe kanë kërkuar që të realizohet vota e tyre. Rama, Gjiknuri dhe Majko kanë hedhur fajin tek opozita për ngadalësimin e procesit, por u shprehën se do të arrihet gjithçka për zgjedhjet e ardhshme. Votimi do të bëhet me postë ose në mënyrë elektronike

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama këshilli koordinues i diasporës rama mbledh diasporën edi rama këshilli koordinues i diasporës rama mbledh diasporën

Sondazh

Poll