Politike

Gjiknuri premtim diasporës: Do votoni dhe ju, KQZ-ja është përgjegjëse për të gjithë procesin

22 Qershor 2020, 14:28 Nga DOSJA
Gjiknuri premtim diasporës: Do votoni dhe ju, KQZ-ja është

TIRANË- Anëtari i maxhorancës në Këshillin Politik, Damina Gjiknuri, është shprehur sot se në Kodin e ri Zgjedhor është sanksionuar dhe vota e emigrantëve. Në një takim online me Këshillin Koordinues të Diasporës, Gjiknuri tha se KQZ-ja është ajo që udhëheq procesin dhe do bëjë të mundur votimin me postë.

“Në Kod u sanksionua dhe do jetë KQZ-ja që do udhëheq procesin dhe do të merret me votën e emigrantëve dhe për të bërë aktet nënligjore. Do të bëhet e mundur vota me postë dhe të shprehnin dhe ju vullnetin tuaj. Me pak fjalë kjo është situata.

Duhet tqë emigranti të jetë i regjistruar në gjendjen civile dhe infrastruktura është gati, dhe një gjë tjetër se vota do të llogariten në qarkun e Tiranës. Kjo është ajo që kemi bërë për Reformën Zgjedhore”, u shpreh deputeti.

Këshilli Koordinues i Diasporës ka zhvilluar sot një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe kanë kërkuar që të realizohet vota e tyre. Rama, Gjiknuri dhe Majko kanë hedhur fajin tek opozita për ngadalësimin e procesit, por u shprehën se do të arrihet gjithçka për zgjedhjet e ardhshme. Votimi do të bëhet me postë ose në mënyrë elektronike

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri këshilli koordinues i diasporës rama mbledh diasporën damian gjiknuri këshilli koordinues i diasporës rama mbledh diasporën

Sondazh

Poll