Art&Argëtim

Zbulohet ‘thesari’ 4 500 vjeçar në Angli, arkeologët: Njerëzit e asaj kohe jetonin në harmoni

22 Qershor 2020, 15:39 Nga DOSJA
Zbulohet ‘thesari’ 4 500 vjeçar në Angli,

ANGLI– Arkeologët pas disa viteve pune kanë zbuluar një monument parahistorik, pranë Stonehenge në Angli.

Monumenti rrethon një vendbanimin antik të Durrington, 3 km larg nga Stonehenge. Ndërkohë që testet e kryera hedhin hipoteza se punimet janë neolitike dhe datojnë më shumë se 4500 vjet më parë.

Ekspertët besojnë se 20 ose më shumë boshte mund të kenë shërbyer si kufi për një zonë të shenjtë. Për projektin ka folur Richard Bate, një nga arkeologët i cili është shprehur se bazuar në të dhënat e zbuluara njerëzit në këtë kohë jetonin në harmoni me njëri-tjetrin.

“Praktikat e sofistikuara qartazi dëshmojnë se njerëzit e asaj periudhe ishin goxha në harmoni me zhvillimet natyrore deri në masën që ne vështirë se mund t’i paramendojmë në jetën tonë sot.” tha ai.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete angli angli

Sondazh

Poll