Art&Argëtim

Seks tresh me Amber Heard dhe Cara Delevingne/ Elon Musk mohon akuzat e Johnny Depp: Kemi dalë një muaj pas divorcit

22 Qershor 2020, 12:22 Nga DOSJA
Seks tresh me Amber Heard dhe Cara Delevingne/ Elon Musk mohon akuzat e Johnny

SHBA– Pak ditë më parë në mediat e huaja u publikua lajmi se Ambear Heard ka pasur lidhje treshe me Cara Delevingne dhe Elon Musk në fund të vitit 2016 . Nuk ka zgjatur shumë dhe sa i përket kësaj çështje teje delikate, Elon Musk ka mohuar akuzat e hedhura mbi se ka pasur një lidhje treshe me Johnny Depp dhe Amber Heard.

Në këtë padi të ngritur nga ish-bashkëshorti i Heard, Johnny Depp ku dokumentet e dorëzuara në gjykatë, pretendojnë gjithashtu se lidhja e Heard me Musk nisi para se ajo të ishte ndarë zyrtarisht me Depp.

Musk së fundmi ka deklaruar se nuk kishte asnjë të vërtetë për akuzat e reja, të cilat pretendojnë se ata u lidhën para se çifti të ndahej zyrtarisht.

‘Cara dhe unë jemi miq, por kurrë nuk kemi pasur kurrë marrëdhënie intime. Ajo do ta konfirmonte këtë. Gjithashtu, unë dëshiroj të konfirmoj përsëri se Amber dhe unë nisën të dilnim rreth një muaj pas paraqitjes së divorcit të saj. Nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë afër Amber gjatë martesës së tyre!”- shkroi Musk.

Musk pastaj komentoi mbi padinë e ngritur nga Depp, i cili po hedh në gjyq ish-gruan e tij për 50 milion dollarë për shpifje pas divorcit të tyre në 2017-ën.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz amber heard cara delevingne elon musk johnny depp amber heard cara delevingne elon musk johnny depp

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Qershor 2020, 05:15

Kur Selman Stërmasit i ndalohej hyrja në stadium

Shqipëri- Për brezat e rinj, Selman Stërmasi mund të sjellë në mend më tepër stadiumin sesa sportistin. Por ka qenë një kohë, më e pabesueshmja e të gjithave, k...