Art&Argëtim

Meryl Streep feston 71-vjetrorin, për aktoren amerikane vitet janë thjeshtë numra (FOTOT)

22 Qershor 2020, 13:48 Nga DOSJA

SHBA– Për aktoren amerikane 71-vjeçare, Meryl Streep vitet janë thjeshtë numra.  Ajo ka festuar ditën e sotme aktorja ka festuar 71-vjetorin e lindjes, por nuk ngjan aspak me një grua të moshës së saj.

Teksa aktorja e mirënjohur ka mbi 40 vjet karrierë në aktrim, sot ajo dallohet jo vetëm për  sukseset e saj kinematografike, por edhe për faktin se ka ditur të ruajë deri në këtë moshë bukurinë dhe një trup shumë të kuruar duke u veshur gjithnjë me elegancë.

Me kalimin e kohës aktorja ka gjetur stilin e saj shumë unik, pasi gjithmonë jemi mësuar ta shohim të veshur shumë klasike, por njëkohësisht mjaftë tërherqëse.  Edhe sot Meryl Streep, vazhdon të përfaqësojë një mit të ekranit amerikan.

Falë aftësive të saj  që janë bërë legjendare, nga protagonistja e “Zgjedhja e Sophie”, për të cilën mësoi polonisht, deri tek shtriga e “Into the Woods”, Meryl ka demonstruar ndër vite aftësi unike në filmat ku ka marrë pjesë.

Angazhimi politik i Meryl Streep ka qenë i njohur gjithmonë, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të grave dhe mbështetjen e fushatave të të drejtave civile të komunitetit LGBTQ.

Burimi: Larepubblica

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz meryl streep meryl streep

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Qershor 2020, 05:15

Kur Selman Stërmasit i ndalohej hyrja në stadium

Shqipëri- Për brezat e rinj, Selman Stërmasi mund të sjellë në mend më tepër stadiumin sesa sportistin. Por ka qenë një kohë, më e pabesueshmja e të gjithave, k...