Art&Argëtim

Thanë se bënte ‘çudinë’! Agjencia italiane e Barnave përjashton përfundimisht ilaçin ‘Tocilizumab’ në li

22 Qershor 2020, 14:49 Nga DOSJA
Thanë se bënte ‘çudinë’! Agjencia italiane e

ITALI- Agjencia italiane e Barnave ka informuar për mbylljen e fazës eksperimentale të studimit për terapinë me ‘Tocilizumab’ tek pacientët e infektuar me virusin Covid-19 pasi ka reziltuar joefektive.

Sipas mediave të huaja kjo terapi u testua tek 123 pacientë nga 126 të parashikuar por që fatkeqësisht ka rezultuar e padobishme.

Terapia ‘Tocilizumab’, e cila ishte promovuar nga Njësia e Shëndetit Publik lokal të rajonit të Reggio Emilias, nën drejtimin e Profesorëve Carlo Salvarani e Massimo Constatini, nuk ka dhënë asnjë shenjë për shërimin e pacientëve të sëmurë nga Covid-19.

Pas dy javëve trajtim me “Tocilizumab”, pacientët shfaqën të njëjtën situatë si ata që ishin trajtuar me kurën standarde, duke shënuar një  raport ngjashmërie 28.3% me 27%.

Agjencia Kombëtare Italiane e Barnave ka përjashtuar përfndimisht mundësinë e përdorimit të “Tocilizumab” në listën e terapive për kurimin e të prekurve nga pandemia e Covid-19, duke e konsideruar si një medikament eksperimental.

Burimi: aifa.gov.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete itali koronavirusi ne itali itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll