Politike

Apeli për zbatimin e masave anti-covid, Manastirliu publikon videon: Më e keqja nuk do të vijë vetëm nëse tregojmë kujdes

21 Qershor 2020, 12:13 Nga DOSJA
Apeli për zbatimin e masave anti-covid, Manastirliu publikon videon:

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka apeluar qytetarët që të resopektojnë rregullat ndaj COVID-19. Nëpërmjet një video-mesazhi, ajo ka përsëritur rregullat që duhet të zbatojnë qytetarët për të mos u prekur nga koronavirusi. Sipas saj, më e keqja nuk do të vijë vetëm nëse të gjithë tregojmë kujdes gjatë përditshmërisë.

Më e keqja nuk do të vijë vetëm nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri!

‼️#RespektoniRregullat??
↔️Ruani distancën 1.5 metër
?Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca
?Lani shpesh duart
?Dezinfektoni ambientet

#Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes, mundemi ta mposhtim COVID19!

#RuaniShëndetin
#BASHKË #TëShpëtojmëSisteminShëndetësor“, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri është rritur. Ministria e e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se janë orëve të fundit janë konfirmuar 71 raste të reja.  Harta është zgjeruar në 11 qytete. Në spitalin infektiv ndodhen 78 pacientë, nga të cilët 10 janë në terapi intesive. Ndërkohë është shënuar një tjetër viktimë, një 62-vjeçar ka humbur jetën tek Spitali Infektiv. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1134.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll