Aktualitet

Breshëri plumbash ndaj makinës në Elbasan, babë e bir i shpëtojnë mrekullisht plumbave, 48-vjeçari: Një këmbësor shkre

21 Qershor 2020, 05:09 Nga DOSJA
Breshëri plumbash ndaj makinës në Elbasan, babë e bir i

ELBASAN- Të shtëna armë zjarri në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm është qëlluar me armë zjarri në drejtim të Petrit Çarçiut dhe djalit të tij. Atentati ndodhi teksa babë e bir ishin duke udhëtuar me makinën e tyre në fshatin Byshek.

Nga breshëria e plumbave ka marrë dëmtime mjeti i tyre, ndërsa babë e bir u kanë shpëtuar plumbave. I pyetur në polici mbi ngjarjen e natës së kaluar, 48-vjeçari ka thënë se është qëlluar me armë nga një këmbësor.Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se më herët 48-vjeçarit i kanë djegur edhe lokalin.

Nuk dihet autori i kësaj  ngjarjeje. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet petrit çarçiu te shtena me arme ne elbasan petrit çarçiu te shtena me arme ne elbasan

Sondazh

Poll