Aktualitet

Skandali me tenderin 60 mln € në Zimbabve, shpallet në kërkim ndërkombëtar biznesmeni shqiptar

20 Qershor 2020, 20:35 Nga DOSJA
Skandali me tenderin 60 mln € në Zimbabve, shpallet në

TIRANË- Aksioneri i kompanisë shqiptare që është përfshirë në skandalin për aferat korruptive në Zimbabve, Ilir Dedja.

Sipas mediave ndërkombëtarë mësohet se kompania Drax International, me aksioner të vetëm Ilir Dedjan, një shqiptar me pasaportë italiane të cilës qeveria e Zimbabvesë i akordoi tenderin me vlerë 60 milionë dollarë për pajisje mjekësore pasi ka lidhje të përafërta me djalin e Presidentit të Zimbabvesë.

Pas zbulimit të kësaj afere është arrestuar ministri i Shëndetësisë në Zimbabve, Obadiah Moyo, i cili pas dhënies së garancisë pasurore në Gjykatë është liruar me kusht. Hetimet po vijonë edhe pse ministri është liruar, por mësohet se ai do të përballet me gjykatën sërish në 31 korrik, pasi kundër tij janë ngritur disa akuza.

ROLI I MINISTRIT DHE LIDHJA ME PRESIDENTIN

Ministri i Shëndetësisë i Zimbabve, Obadiah Moyo, akuzohet për aferë të paligjshme për faktin sepse i ka dhënë pa garë, tenderin e majmë kompanisë së Ilir Dedjas. Minsitri Moyo ka miqësi dhe me presidentin, Emerson Mnangagva.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir dedja korrupsioni ne zimbabve obadiah moyo ilir dedja korrupsioni ne zimbabve obadiah moyo

Sondazh

Poll