Bota

“Shperthen’ koronavirusi në Gjermani/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 482 raste të reja dhe 12 viktima

20 Qershor 2020, 17:00 Nga DOSJA
“Shperthen’ koronavirusi në Gjermani/ Gjatë 24 orëve

GJERMANI- Autoritetet gjermane raportuan se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 12 viktima nga infeksioni i koronavirusit dhe numri në total I të vdekurve ka shkuar në 8,887 persona që prej fillimit të pandemisë.

Gjithashtu u raportuan edhe 482 raste të reja duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 190 299 pacientë. Sipas të dhënave së fundmi u regjistruan 125 të shëruar dhe numri në total I tyre ka shkuar në 173 972 persona.

Mediat gjermane bëjnë me dije 1,029 punonjës të industrisë gjermane të mishit Toennies deri më tani janë testuar pozitive për testin e koronavirusit.

Ndërkohë shpërthimi i infeksionit në terthoret e mishit  ka çuar në mbylljen e shkollave dhe kopshteve ditët e fundit.

Burimi: deutschlandfunk.de

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2020, 15:19

KOSOVË- Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka reaguar pas kërkesës së Isa Mustafës për të shkarkuar Vjosa Osmani nga postet e s...