Aktualitet

Manastirliu apel qytetarëve: Zbatoni masat kundër COVID-19, mos vizitoni të afërmit në spitale

20 Qershor 2020, 13:20 Nga DOSJA
Manastirliu apel qytetarëve: Zbatoni masat kundër COVID-19, mos

DURRËS- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar sot një vizitë në spitalin e Durrësit. Gjatë takimit, ministrja deklaroi se është domosdoshmëri zbatimi rigoroz i protokolleve të sigurisë për kufizimin e përhapjes së COVID-19

Spitalet janë ato vende ku ka një fluks të madh pacientësh, që ka një lëvizje dhe intensitet shumë të madh, ku është ekspozimi më i madh ndaj Covid19. Është një përgjegjësi e përbashkët, e para sigurimi i gjithë materialeve mjekësore personale që nuk kanë munguar në asnjë moment për mjekët dhe infermierët tanë dhe gjithë personelin shëndetësor por edhe vigjilenca maksimale në zbatimin e protokolleve të sigurisë”, u shpreh Manastirliu

Më tej numri një i Shëndetësisë tha se po vijon fuqizimi i spitaleve në të gjithë vendin dhe i terapive intensive. “100 shtretër reanimacioni janë duke u vendosur në spitalet tona universitare dhe rajonale. Jo vetëm shtretërit e reanimacionit por një seri aparaturash duke filluar nga respiratorë të lëvizshëm, eko, aspirator për salla, pra një seri setesh të cilat fuqizojnë terapinë intensive.  Strategjia jonë është fuqizimi i njesisve të reanimacionit në të gjitha spitalet tona, edhe ato rajonale”, tha Manastirliu.

Manastirliu apel qytetarëve: Zbatoni masat kundër COVID-19, mos vizitoni të afërmit në spitale

Manastirliu apel qytetarëve: Zbatoni masat kundër COVID-19, mos vizitoni të afërmit në spitale- Për të lexuar lajmin e plotë klikoni në https://bit.ly/3dnt2Df ose në www.dosja.al për lajme të tjera

Gepostet von Dosja.al am Samstag, 20. Juni 2020

Ministrja e Shëndetësisë nga Durrësi ka apeluar familjarët e pacientëve në spitale që të shmangin sa më shumë vizitat në spitale, të respektojnë rregullat e vendosura, pasi prezenca e tyre është një rrezik më tepër për përhapjen e infeksionit.

Edhe për familjarët të vijojmë me të gjithë forcën tonë për të bindur dhe ndërgjegjësuar që prezenca e tyre në spital është një risk më tepër për përhapjen e infeksionit. Asnjë lloj neglizhence dhe tolerance në zbatimin e rregullave dhe protokolleve të përcaktuara”, apeloi Manastirliu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi manastirliu ne durres masat kunder covid 19 ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi manastirliu ne durres masat kunder covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Qershor 2020, 10:26

TIRANË–Djali i të ndjerit Moikom Zeqos, Epidam Zeqo gjatë homazheve për të atin e tij në Muzeun Historik Kombëtar ka përlotur me fjalët e tij.Ai i ka kusht...