I riu shqiptar bie pre e grabitjes në Athinë, një grup të rinjsh ndjekin dhe kapin autorin (Video)
20 Qershor 2020, 12:59Nga DOSJA
AFRIKË– Grupe të organizuara kriminelësh,të përbëre kryesisht prej përdoruesve të drogës dhe emigrantë nga vendet e Afrikës Veriore, janë kthyer në tmerrin e banorëve të qendrës së Athinës.
Janë të shpeshta rastet e grabitjeve të çantave dhe sendeve me vlerë,por tashmë grupet kriminale nuk ngurojnë të ndalojnë edhe në rrugë kalimtarët,dhe nën kërcënimin e thikave u vjedhin atyre sendet me vlerë.
Pamjet ekskluzive për Top Channel janë xhiruar prej kamerave të sigurisë të një biznesi në qendër të Athinës,ku brenda 20 minutash, u shënuan dy raste vjedhjesh.
Në të dy rastet viktimat e grabitura ishin shtetas shqiptarë, të cilët denoncuan vjedhjen pranë autoriteteve.
Ngjarja më e rrezikshme ishte në kohën që një prej banditëve, nën kërcënimin e thikës, ndaloi dhe tentoi të grabisë një shtetas shqiptar nga Delvina i cili po udhëtonte me motoçikletën e tij.
Nën kërcënimin e thikës, i riu shqiptar pranoi ti japë grabitësit portofolin, por kanë qenë disa të rinj të cilët e panë ngjarjen dhe ndërhynë për ta shpëtuar, duke ndjekur grabitësin dhe duke e neutralizuar atë.
Pak minuta më vonë, ka mbërritur policia,por në vend që të ndalojnë grabitësin,policet prangosen viktimën.
Ai u shoqërua në polici,dhe i deshën disa orë për të sqaruar ngjarjen. Polica deklaroi se agjentet e saj hetuan ngjarjen dhe pasi vërtetuan se i ndaluari i parë ishte viktima,e liruan atë, ndërkohë që u ngritën akuza tepër të rënda ndaj autorit të vërtetë të ngjarjes.
POGRADEC– Mbyllet konsultorja e fëmijëve në Pogradec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga pandemia e koronavirusit është infektuar një mjek dhe dy infermie...
VLORË– Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në portin e Vlorës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një person është hedhur nga tra...
TIRANË– Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës njofton se nga dita e hënë do të nisin të gjitha fluturimet e rregullta ndërkombëtare në të gjitha ...
ZIMBABVE– Ministri i Shëndetësisë në Zimbabve, Obadiah Moyo është arrestuar dje pasi akuzohet se ka ushtruar veprën penale të korrupsionit. Moyo akzuohet se i ...
TIRANË– Ditën e sotme në homazhet për të ndjerin Moikom Zeqo ka marrë pjesë edhe ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ai ka vendosur një kurorë me lule ...
Aktualitet20 Qershor 2020, 10:26
TIRANË–Djali i të ndjerit Moikom Zeqos, Epidam Zeqo gjatë homazheve për të atin e tij në Muzeun Historik Kombëtar ka përlotur me fjalët e tij.Ai i ka kusht...
Një arkivë “cloud” me domain “.al” të Shqipërisë dhe logo foton e Al Capones ofron afro 45 GB materiale pedopornografike me të mitur, adoleshentë e të rritur ku...
TIRANË– Nga ora 10:00 e ditës së sotme, në Muzuen Historik Kombëtar po mbahen homazhet për të ndjerin , Moikom Zeqon i cili u nda nga jeta 5 ditë më par...
SHKODËR– Një 37-vjeçar i identifikuar si Tonin Pezerija është arrestuar pasi ka tentuar që të shfrytëzojë për prostitucion bashkëjetuesen e tij dhe ...