Bota

Korrigjimi i kufijve të Kosovës ‘zbret’ në OKB, ambasadori gjerman: Përpjekje të rrezikshme për të destabilizuar rajo

8 Shkurt 2019, 11:36 Nga DOSJA
Korrigjimi i kufijve të Kosovës ‘zbret’ në OKB,

NEW YORK (OKB)– Debati i nisur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e korrigjimit të kufijve mes dy vendeve ka përfunduar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB, fjalën e ka marrë edhe ambasadori gjerman, Christoph Heusgen.

Heusgen ka thënë se ideja për të ndryshuar kufij në Ballkan është përpjekje për të destabilizuar rajonin. Ambasadori e ka thënë qartë se marrëveshja Kosovë-Serbi, nuk duhet të përfshijë ndryshim kufijsh.

“Asnjë marrëveshje në Bruksel nuk flet për ndryshimin e kufijve, ne në Gjermani mendojmë se këto ide nuk i kontribuojnë zgjidhjes. Këto përpjekje janë të rrezikshme dhe e destabilizojnë rajonin.”-ka thënë Heusgen.

Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një propozim i hedhur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që prej muajit korrik 2018.

Sipas Thaçit, korrigjimi i kufijve nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Përveç luginës së Preshevës, Thaçi thotë se do bashkohen edhe Medvegja dhe Bujanovci me territorin e Kosovës.

Por ajo që presidenti i Kosovës nuk e ka thënë ende qartë është “humbja” e Kosovës në një marrëveshje me Serbinë.

Gjermania është një nga vendet që ka dalë kundër kësaj marrëveshjeje ndërkohë që SHBA dhe BE, nuk janë pozicionuar në një qëndrim zyrtar nëse janë pro ose kundër.

Zyrtarët janë mjaftuar me deklaratat pro një marrëveshjeje mes dy vendeve, pa e specifikuar nëse do e pranojnë një ndryshim të kufijve Kosovë-Serbi.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni christoph heusgen dialogu kosove-serbi hashim thaci korrigjimi i kufijve mbledhja e okb ramush haradinaj christoph heusgen dialogu kosove-serbi hashim thaci korrigjimi i kufijve mbledhja e okb ramush haradinaj

Sondazh

Poll