Sport

Rrëfimi i ish-lojtarit Kuqi që zgjodhi Finlandën: Shqipëria më kërkoi para

2 Prill 2019, 08:00 Nga DOSJA
Rrëfimi i ish-lojtarit Kuqi që zgjodhi Finlandën: Shqipëria

Ish-lojtari i Finlandës, Shefki Kuqi, i ftuar në emisionin “Sporti Total” ka pranuar se përfaqësues të kombëtares shqiptare i kanë kërkuar para që të luantë për fanellën kuqezi.

Sipas Kuqit, dëshira nga ana e tij për të luajtur për kombëtaren ka qënë e madhe por nuk kishte pranuar që të bënte kompromise për shërbimet e tij si sulmues.

“Që në fillim unë kam pasur dëshirë dhe kam tentuar të luaj për Shqipërinë. Por ata kërkonin para dhe gjëra të tjera. Ashtu ishte atëherë si për pasaportën, si për të luajtur në kombëtare. Nuk më interesonin këto gjëra dhe m’u dha shansi për Finlandën, ku pata një karrierë të bukur e të gjatë,”-u shpreh Kuqi.

Megjithatë Kuqi nuk është i vetmi person që ka akuzuar zyrtarët e Federatës që kërkojnë ryshfet në këmbim të një fanelle. Pak kohë më parë ka qënë edhe mesfushori Adnan Januzaj, i cili zgjodhi të luante për Belgjikën.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kombetarja shqiptare e futbollit shefki kuqi kombetarja shqiptare e futbollit shefki kuqi

Sondazh

Poll