Aktualitet

Takojnë duart dhe përqafohen pa ‘teklif’/ Socialistët hedhin në ‘kosh’ paralajmërimet e Ramës, harrojnë rregullat

20 Qershor 2020, 09:24 Nga DOSJA
Takojnë duart dhe përqafohen pa ‘teklif’/ Socialistët

TIRANË– Ditën e sotme i jepet lamtumira  poliedrikut Moikom Zeqo në Muzeun Historik Kombëtar.  Ndërkohë që homazhet po bëhen tek atriumi jashtë Muzeut Historik Kombëtar, ku është vendosur edhe fotografia e tij, njerëzit kanë vendosur sjellin kurora me lule dhe tablo.

Gjatë homazheve është parë që të pranishëm, familjarët, bashkëshortja, Lida dhe tre fëmijët, dy vajzat dhe djali janë takuar me njëri-tjetrin duke mos respektuar distancimin social dhe as masat e tjera që janë vendosur  në kuadër të përhapjes së pandemisë Covid-19.

Të përqafuar dhe duke takuar duart shihet qartë që pavarësisht situatës ku jemi, me rritje të ndjeshme të numrit të rasteve  të reja, miqtë dhe familjarët e Zeqos nuk kanë respektuar asnjë masë kundër Covid-19. Mes  tyre shihet edhe kryebashkikau i Tiranës, Erion Veliaj duke takuar familjarët e Zeqos, ndërkohë që vet kryeminsitri Edi Rama u ka kërkuar qytetarëve herë pas here që të jenë vigjilentë dhe të respektojnë rregullat kundër Covid-19.

Kujtojmë se 5 ditë më parë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, por do të përcillet sot për në banesën e fundit, por  kontributi i tij mbetet teje i madh në letërsi, politikë, publicistikë, filozofi, arkeologji edhe pikturë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moikom zeqo moikom zeqo

Sondazh

Poll