Sport

Varane bën gati valixhet, Perez i vendos çmim marramendës francezit

1 Prill 2019, 20:19 Nga DOSJA
Varane bën gati valixhet, Perez i vendos çmim marramendës

Raphael Varane ka bërë gati valixhet dhe e ka në plan të largohet nga Madridi.

Afrimi i mbrojtësit brazilian, Eder Militao duket se i ka lënë derën e hapur Varanes për të cilin interes ka shfaqur Juventus dhe Manchester United

Qendërmbrojtësi kampion bote me Francën, ka biseduar me drejtuesit madrilenë dhe u ka bërë të ditur dëshirën e tij për t’u larguar nga skuadra në merkaton e verës.

Sipas “Sportmediaset” Florentino Perez heq dorë vetëm nëse skuadrat e interesuara paguajnë të paktën 100 milionë euro për kartonin e francezit.

Gjithashtu Varane kërkon një pagë të majme me klubin e ri të paktën 7.5 milionë euro.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport juventus manchester united raphael varane real madrid juventus manchester united raphael varane real madrid

Sondazh

Poll