Bota

Takimi me Serbinë në SHBA/ Gjermania lëshon paralajmërimin për Kosovën: Nëse doni BE, mos kërkoni zgjidhje tjetër

18 Qershor 2020, 21:10 Nga DOSJA
Takimi me Serbinë në SHBA/ Gjermania lëshon paralajmërimin

Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë europiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani në konfliktin Kosovë-Serbi, ato duhet të jenë zgjidhje me BE, thekson kreu i diplomacisë gjermane në intervistën për DW.. Ndaj, thekson ai:  për këtë jam shumë, shumë i sigurtë që Bashkimi Europian do të luajë rol të rëndësishëm, sidomos në situatën e vështirë që kemi në moment.

“Nëse Ballkani Perëndimor dikur do të vijë në Europë duhet që dialogun, para së gjithash ta zhvillojë me Bashkimin Europian.Unë besoj, se në Ballkanin Perëndimor e dinë këtë, dhe se Bashkimi Europian do të forcojë angazhimin e tij, pikërisht tani.

Kjo do të jetë një temë tani, ne jemi angazhuar në pandeminë e  Coronës që fqinjësia jonë e drejtpërdrejtë me Ballkanin, por edhe fqinjësia lindore të mos harrohet, e natyrisht, ne duam të japim kontribut që të ketë një zgjidhje politike në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në konfliktin mes Kosovës e Serbisë. Dhe këto vende duhet që këto zgjidhje t’i dakordojnë me Bashkimin Europian, nëse e duan një perspektivë europiane.”, nënzivon për DW ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu serbi-kosove heiko maas dialogu serbi-kosove heiko maas

Sondazh

Poll