Bota

“Duhet të përgatitemi për më të keqen…” OBSH jep paralajmrinin e FORTË: Koronavirusi mund të kthehet në vjeshtë,

18 Qershor 2020, 19:18 Nga DOSJA
“Duhet të përgatitemi për më të

Organizata Botërore e Shëndetit  ditën e djeshme ka paralajmruar se bota mund të goditet nga një valë e dytë e koronavirusit kështu që ajo duhet të përgatitet për më të keqen  dhe të marrë masa parapraka siç mund të jenë izolimi, gjurmimi dhe testimet e shumta.

Dr Hans Kluge, drejtori rajonal evropian i OBSH-së, tha se gjurmimi i kontakteve dhe karantinimi i personave të infektuar me Covid-19 ishte ‘një element thelbësor’ i strategjisë që mund të çojë drejt suksesit.

Është e mundur që kur të fillojë vjeshta të kemi gjithashtu një ritje të rasteve me virus, por nuk jemi ende të sigurt se do të shohim edhe një valë të dytë. Ne duhet të zbatojmë ato që i dimë që funksionojnë, në thelb të strategjisë është të gjejmë sa më shpejt që të jetë e mundur, të izolojmë, të testojmë njerëz të dyshuar me Covid. Ne duhet të shpresojmë për më të mirën, por duhet të përgatitemi për më të keqen: për rikthimin e mundshëm të COVID-19”- tha ai.

Dr Kludge paralajmëroi se filllimisht vala e dytë mund të shpërthejë ne Evropë duke qenë se ajo është ende në një fazë aktive në shumë vende.

“Disa vende vazhdojnë të përballen me rritje të numrit të rasteve të të infektuarve. Muajin e kaluar numri i vendeve evropiane që treguan rritje të konsiderueshme në shtimin e rasteve të reja është trefishuar, nga 6 në 21 vende. COVID-19 është në një fazë aktive në shumë vende. Rreziku mbetet i lartë në shumë vende, ndaj është e domosdoshëm që të hiqen me shumë kujdes masat izoluese”, përfundoi ai.

Burimi:DailyMail 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hans kluge hans kluge

Sondazh

Poll