Takimi i ’27 qershorit’ në Shtëpinë e Bardhë/ Agjencia ‘Bloomberg’ nxjerr të palarat e Grenell: Qëllimi i tij ësh
18 Qershor 2020, 19:08Nga DOSJA
Për dialogun Kosovë- Serbi ka shkruar dhe agjensia e lajmeve amerikane ‘Bloomberg’, e cila shkruan se i dërguari i posaçëm, Richard Grenell ka pasur një qëllim që kërkonte me aq ngulm rifillimin e dialogut mes dy vendeve.
Agjensia “Bloomberg” shkruan se qëllimi i Grenell është që të përforcojë shanset që të ketë mundësi të zgjidhet si Sekretar Shteti nëse presidenti Donald Trump fiton një mandat të dytë.
Diplomatët e Bashkimit Europian janë zemëruar që presidenti Donald Trump i la jashtë bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës, dhe kanë frikë se në bisedime do të mënjanohen interesat e BE-së. Tre zyrtarë thanë se fokusi kryesor i të dërguarit special të SHBA është një fitore e shpejtë për shefin e tij.
Ndërhyrja e SHBA kërkon që të arrijë një kapje diplomatike në një zonë të pushtuar më parë nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila kryesoi bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës dhe promovoi zgjerimin e BE-së në Ballkan. Nga ana tjetër, Grenell ka ndërtuar reputacionin e tij ndërkombëtar duke i vështirësuar jetën kancelares në qeverisjen e Gjermanisë.
Si ambasador i ShBA në Berlin deri në fillim të këtij muaji, ai ishte në qendër të përpjekjeve për t’i bërë presion Merkel-it mbi një sërë temash. Të hënën, Grenell njoftoi një takim në Shtëpisë së Bardhë më 27 qershor midis ish-armiqve të luftës. Ndërsa i dërguari i BE-së për këtë çështje, Miroslav Lajçak, nuk është ftuar në bisedime.
Humbja e kontrollit mbi negociatat për Ballkanin do të ishte një goditje e veçantë për Merkel, e cila ka investuar shumë kohë në rajon. Gjatë fundjavës, kancelaria gjermane do të tentojë një rinisje të marrëdhënieve me Kosovën dhe Serbinë duke kontaktuar krerët e vendit.
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Një histori e bukur është bërë virale në rrjetin social në Tëitter. Një i ri nga Gjakova ka kërkuar të rigjejë një ushtar italian me të cilin...
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ditën e sotme ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 83 raste të reja me koronavirus dhe...
KINË- Aktivitetet e Kinës vitet e fundit kanë treguar se po hedh themelet për një prani afatgjatë, të shumëanshme dhe gjithnjë e më të thelluar në Ballkani...
NORVEGJI- Miliarderi norvegjez Tom Hagen, 70 vjeç, thotë se është më i gatshëm se kurrë për të gjetur gruan e tij Anne Elisabeth Hagen, e cila ka humbur ...
ZELANDË E RE- Një tërmet me magnitudë 7.4 i shkallës Rihter ka goditur rreth orës orës 01:00 të mëngjesit me orën lokale, Zelandën e Re.Mediat e huaja kanë...
ITALI-Autoritetet shëndetësore në Itali kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 66 viktima nga koronavirusi dhe numri në total i jet...
BRITANI-135 viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve në Britani ku në mesin e tyre ka humbur jetën edhe një foshnjë 13-ditëshe.Ndërkohë numri i të vdekurve në to...
SERBI– Ditën e sotme në Serbi ka mbërritur ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili është pritur në aeroport nga kryediplomati serb Ivica ...