Bota

Historia e rrallë/ I riu nga Kosova i shkruan ministrit italian, kërkon me ngulm mikun e tij: Dua të gjej ushtarin në foto,

18 Qershor 2020, 18:57 Nga DOSJA
Historia e rrallë/ I riu nga Kosova i shkruan ministrit italian,

KOSOVË– Një histori e bukur është bërë virale në rrjetin social në Tëitter. Një i ri nga Gjakova ka kërkuar të rigjejë një ushtar italian me të cilin ka pozuar në vitin 1999 gjatë kohës së luftës.

Shpend Lila ka publikuar foton dhe ka ediketuar Ministrinë e Mbrojtes në Itali për ta ndihmuar në “misionin” e tij për ta rishkrepur foton në të njëjtin vend, plot 21 vite më pas.

“I dashur Ministër, kjo është një fotografi e imja me një ushtar italian në vitin 1999. Ju lutem më ndihmoni ta gjej atë që të mund ta ribëjmë këtë foto në Gjakovë, Kosovë ? Do të ishte e shkëlqyer,”-shkruan Shpend Lila.

Nuk ka zgjatur shumë dhe rrjeti i ka ardhur në ndihmë të riut, duke e çuar foton në vendin e duhur derisa Ministria ka gjetur ushtarin.

“I dashur Shpend, kemi marrë një lajm të mirë për ju: ne kemi gjetur ushtarin në foton tuaj. Ju lutemi na dërgoni detajet e kontaktit privatisht në mënyrë që ai të kontaktojë me ju.”

A ka histori më të bukur se kjo?

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove shpend lila kosove shpend lila

Sondazh

Poll