Bota

Donald Tusk mbështet presidentin serb përpara zgjedhjeve, reagon udhëheqësi i opozitës: Vuçiç po dëmton BE

18 Qershor 2020, 17:24 Nga DOSJA
Donald Tusk mbështet presidentin serb përpara zgjedhjeve, reagon

BRUKSEL – Presidenti i Partisë së Popullit Evropian (EPP) Donald Tusk ka përkrahur presidentin serb Aleksandar Vuçiç para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më  21 qershor. Përkrahjen ndaj Vuçiçit, Tusk e ka shprehur nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale që ka sjellë reagime të shumta.

“Një diskutim miqësor me Aleksandër Vuçiç para zgjedhjeve serbe. I dashur President, ju keni të drejtë të jeni  krenar dhe i kënaqur me ato që ke bërë për Serbinë gjatë mandatit tuaj. Suksesi ekonomik dhe udhëheqja e fortë e bën pushtetin tuaj më të fortë”, – shkroi Tusk në Tweeter ditën e hënë.

Profesori i Historisë dhe Politikës së Evropës Juglindore në Universitetin e Graz, Florian Bieber theksoi se Vuçiç nuk do të fitojë në zgjedhje edhe pse ai e dominon fushatën.

“Deklarata e tij (Tusk) po miraton hiper-presidencializmin ekstra-kushtetues ”, shkroi Bieber.

Bieber gjithashtu kujtoi që Serbia pësoi rënie në zbatimin e demokracisë duke përfshirë raporte nga organizata të tilla si Freedom House dhe V-Dem Institute.

“Me deklarata jokritike si kjo, Donald Tusk humbet çdo besueshmëri për të kritikuar. Po mundëson autoritarizmin dhe minon besueshmërinë e BE-së dhe vlerave të saj “, shkruan Bieber.

Në një reagim postimit të Tusk, Dragan, drejtues i Partisë opozitare Liri dhe Drejtësi, e cila është një pjesë e Aleancës për Serbinë tha se do të bojkotojë zgjedhjet në 21 qershorit. Partia ka frenuar liritë e mediave në vend dhe se Vuçiç ka qenë kundër  BE-së gjatë pandemisë së Covid-19 .

“Serbia me në krye Vuçiç nuk është një vend i suksesit ekonomik, por një vend me nivelin më të ulët të rritjes në rajon, me pagat e qytetarëve ndër më të ultat në Evropë, një vend, borxhi i të cilit është rritur me dy të tretat”, shkroi Dilas në një letër të hapur të botuar nga EURACTIV.

Dilas gjithashtu theksoi se Vuçiç puthi flamurin kinez në mes të Evropës dhe ka sjellë pajisje teknologjike, nga Kina në Serbi.

“A mendoni se Kina e shpëtoi Serbinë gjatë epidemisë së koronavirusit? A jeni i vetëdijshëm për atë qeveria jonë ka marrë hua të pafavorshme nga Kina në shuma që shkojnë në miliarda dhe që do të shlyhen ndër breza? ”, ka shkruar më tej Dilas.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald tusk dragan dilas donald tusk dragan dilas

Sondazh

Poll