Bota

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Richard Grennell jep DETAJE: Bisedimet i hapin derën zhvillimit ekonomik

18 Qershor 2020, 15:20 Nga DOSJA
Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Richard Grennell jep DETAJE:

KOSOVË– I dërguari i posaçëm i Amerikës për negociatat mes Serbisë dhe Kosovë, Richard Grenell ka dhënë sot detaje lidhur me çfarë do të diskutohen në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Grenell shprehet se takimi i hap derën një zhvillimi ekonomik mes dy vendeve, që sipas tij e meritojnë qytetarët e dy vendeve.

“Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë hap derën e zhvillimit të ri ekonomik dhe investimeve. Udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi do të shfrytëzojnë këtë shans për t’u rikthyer në dialog dhe për të filluar një epokë të re të stabilitetit dhe prosperitetit. Njerëzit e këtij rajoni nuk meritojnë asgjë më pak,”-u shpreh ai.

Bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë pritet të rifillojnë pas një pezullimi të gjatë të tyre dhe takimi i 27 qershorit thonë vëzhguesit mund të qartësojë rrjedhën e procesit që filloi më 2011 më ndërmjetësimin e BE-së, por nuk arriti të sigurojë normalizimin ndërmjet të dyja vendeve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi richard grenell dialogu kosove-serbi richard grenell

Sondazh

Poll